Rusia humb të drejtën për të organizuar Kampionatin e Biatlonit
Rusia ka humbur të drejtën për të organizuar një ngjarje të madhe olimpike, për shkak të skandalit me doping, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.
Unioni Ndërkombëtar i Biatlonit tha se pas shqyrtimit të gjatë të raporteve nga Agjenia Botërore Anti-Doping, ka vendosur të gjejë një vend tjetër nikoqir për Kampionatin Botëror të Biatlonit më 2021.
Agjencia Anti-Doping ka akuzuar Rusinë për doping të atletëve, të sponsorizuar nga shteti.
Lojërat e Biatlonit është dashur të zhvillohen në qytetin Tiumen të Siberisë, i cili është zgjedhur shtatorin e kaluar.
Biatloni është sport klasik olimpik, i cili kombinon skijimn nordik dhe qitjen me pushkë.