Një substancë e përmbajtur në spinaq përshpejton rritjen e forcës në trajnim. Efekti është aq i fuqishëm sa që drejtoresha e studimit e WADA-s rekomandon që Ecdysteron të futet në listën e zezë.
Efekti Popeye (ose “grushti i hekurt”) në sportet elitare: spinaqi të jep fuqi të jashtëzakonshme – dhe një substancë që përmban ai e ka vendin në listën e dopingut.
Këtë mendim e ka shprehur Maria Parr nga Instituti i Farmacisë i Universitetit të Lirë të Berlinit. Ajo drejtoi një studim, në të cilin u konstatua: substanca Ecdysteron sjell fuqi shumë të mëdha dhe një rritje të performancës – siç e tregon personazhi i filmit vizatimor, shkruan DW.
Studimi u mbështet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA). Gjatë një trajnimi dhjetë javor të forcës, 46 atletëve iu dha ose një placebo ose substanca Ecdysteron. Rezultati: një rritje tre herë në fuqi krahasuar me grupin e atyre që morën placebo. Rezultate të ngjashme kishin dalë edhe në studimet e mëparshme në vende të tjera.
“Hipoteza jonë ishte se ne vërejmë një rritje të performancës, por nuk prisnim që ajo të ishte kaq e madhe”, tha Parr në një intervistë me televizionet ARD dhe Arte.
Prandaj profesoresha rekomandoi që WADA të vendoste Ecdysteronin në listën e dopingut. Nëse kjo do të ndodhë, kjo do të vendoset nga një organ kompetent i ekspertëve të WADA-s. Në fillim, megjithatë, priten studime të mëtejshme për të konstatuar se sa i përhapur është përdorimi i Ecdysterone në sportet elitare.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.