Rusia rikthehet në Organizatën Botërore kundër Dopingut
Agjencia botërore kundër dopingut ka hequr masën pezulluese kundër agjencisë së Rusisë kundër dopingut, pavarësisht kundërshtimit të dhjetë atletëve dhe udhëqësisë kundër dopingut, transmeton REL.
Presidenti i institucionit botëror kundër dopingut, Crai Reedie ka thënë se “shumica” e organizatës, ka votuar në Sejçells më 20 shtator, për t’i dhënë fund pezullimit trivjeçar, i cili kishte pasuar një skandal të madh të dopingut.
Përmes një postimi në Twitter, Reedie ka thënë se rikthimi është “subjekt i rregullave tejet të ashpra”.
“Në këtë vendim përfshihet periudha në të cilën Organizatës Botërore duhet t’i sigurohet qasje në laboratorin e mëparshëm të Moskës, duke përfshirë të dhëna dhe mostra”, ka shtuar ai.
Agjencia ruse ishte pezulluar më 2015, pasi një komision ndërkombëtar kishte gjetur të dhëna për një program të dopingut të sponsoruar nga shteti.
Moska në anën tjetër ka hedhur poshtë vazhdimisht përfshirjen në doping.