Vendkalimet kufitare “Mexhitlia” dhe “Dojran” të hapura për hyrje të cisternave me naftë

Për shkak të bllokadës në vendkalimin kufitar Evzoni, Qeveria e RM-së ka marrë vendim që cisternat me derivate të naftës nga kufiri jugor, të cilat deri më tani kanë hyrë në Maqedoni vetëm në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, të mund të hyjnë edhe në vendkalimet kufitare “Mexhitlia” dhe “Dojran”. Masa, e cila është shkaktuar nga ngjarjet në Greqi, do të jetë në fuqi deri më 5 mars të vitit 2017, deklaroi sonte zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

“Qeveria në seancën e sotme mori vendim që të mundësohet transit i derivateve të naftës, krahas në VK “Bogorodicë” edhe në vendkalimet “Mexhitlia” dhe “Dojran”, me çka jepet numër më i madh i alernativave, të cilat mund të jenë në dobi të transportuesve. Vendimi është marrë për shkak të pamundësisë së hyrjes së cisternave me naftë dhe derivate të naftës në Maqedoni në VK “Bogorodicë” nga pengesa që po ndodh në anën tjetër të kufirit, dhe të cilat bëjnë ngarkesë të caktuar të kompanive dhe ka implikacione të lëvizjeve ekonomike në Republikën e Maqedonisë”, tha Gjorgjiev.

Për zbatimin e vendimit, Qeveria e ka angazhuar Drejtorinë Doganore të RM-së që të sigurojë kuadro në teknikë dhe logjistikë për funksionim normal të dy vendkalimeve, sepse do të rritet frekuentimi i automjeteve që do të transitojnë, ndërsa MPB duhet të sigurojë regjim qarkullues për pranimin e cisternave që do të hyjnë edhe për procedimin e tyre deri te terminalet e brendshme doganore.

Regjimi kohor për transitim të cisternave në këto dy vendkalime do të fillojë të zbatohet menjëherë dhe do të zgjatë deri në datën 5 të muajit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button