Vendimi i Trumpit, rrit tensionet Iran-SHBA

Lideri iranian Ayetullah Ali Hamaney, tha se presidenti amerikan Donald Trump me atë që ka bërë gjatë fushatës dhe pas ardhjes në detyrë ka treguar fytyrën e vërtetë të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të publikuar në faqen e internetit që i përket liderit iranian, vihet në dukje se Hamaney i cili ka pritur në një takim në rezidencën e tij në Teheran komandantët e forcave ajrore në bisedën e tij ka cekur deklaratat e presidentit amerikan Trump kundrejt Iranit.

“Personit të sapoardhur në detyrë (Trump) i shprehim falënderimet që na ka lehtësuar punën tonë. Ky person me atë që ka bërë gjatë fushatës dhe pas ardhjes në detyrë ka vërtetuar ato që ne shprehim për më shumë se 30 vite në lidhje me degjenerimin e vlerave politike, ekonomike, sociale dhe morale të SHBA-ve, ka treguar fytyrën e vërtetë të SHBA-ve”, tha Hamaney.

Ai theksoi se në aeroportin Dulles në Washington një fëmije 5 vjeçar nuk i është lejuar hyrja në SHBA dhe i vendosën prangat për shkak të kufizimit të vizave që Trump kishte vendosur për 7 vendet me shumicë muslimane, përfshirë edhe Iranin.

“I vënë prangat një fëmije 5 vjeçar. Tregojnë të vërtetën e SHBA-ve për të drejtat e njeriut”, tha Hamaney.

Ndërsa në kundërpërgjigje të deklaratave të Trump se “Irani duhet të jetë mirënjohës nga Obama” Hamaney tha se “Për çfarë duhet t’i jemi mirënjohës? Për DEASH-in? Për zjarrin e ndezur në Siri dhe Irak?. Apo për shkak të mbështetjes në nxitjet 88 (ngjarjet pas zgjedhjeve presidenciale në vitin 2009)?. Obama solli sanksione paralizuese. Sigurisht që nuk ia arriti qëllimit. Askush nuk mund ta paralizojë popullin e Iranit”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button