Vidhet një 24-vjeçar i Velesit në Shkup

Dy persona të panjohur të maskuar, të armatosur me pistoletë mbrëmë kanë kryer plaçkitje mbi 24-vjeçarin J.F. nga Jabollçishti i Epërm i Velesit.

Siç informon sot MPB-ja, plaçkitja ka ndodhur në rrugën “Dushko Popoviq” në Shkup.

Vjedhësit i janë afruar nga pas shpina J.F., e kanë fyer dhe i kanë kërkuar të holla. Ai ka nxjerrë rreth 6.600 denarë dhe ua ka dhënë vjedhësve. Njëri nga  autorët me pistoletë e ka goditur J.F. në syrin e djathtë, duke i shkaktuar dëm. Nga goditja J.F. ka rënë në tokë, ndërsa autorët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave dhe për pastrim të tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button