1.4 tonë kokainë konfiskohen nga një jaht pranë brigjeve të Australisë

Autoritetet australiane konfiskuan 1,4 tonë kokainë, që shënon rekord, në vlerë prej mbi 240 milionë dollarë amerikanë, nga një jaht pranë brigjeve të shtetit federal Uellsi i ri Jugor, njofton DPA.

“Kokaina është konfiskuar prej një jahti, i cili ka udhëtuar drejt Australisë, gjatë një operacioni të zbatuar më 2 shkurt”, informuan sot në një kumtesë të përbashkët ministritë australiane të Drejtësisë dhe Migrimit dhe mbrojtjen e kufijve.

Në aksion janë arrestuar gjashtë persona, duke e përfshirë edhe një burrë 63-vjeçar nga Zelanda e Re dhe një burrë 54 vjeçar me shtetësi të dyfishtë të Zvicrës dhe Fixhit.

Operacioni është rezultat i hetimit prej dy vjet e gjysmë, në të cilin morën pjesë edhe autoritetet e Zelandës së re dhe të Fixhit, deklaroi një përfaqësues i policisë australiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button