Kreativiteti gjenial i ballinës së Der Spiegel

“Amerika s’është ajo që ka qenë”, mund të përkthehet në shqip ballina e javores gjermane Der Spiegel.

Donald Trump, presidenti i ShBA-së, në njërën dorë mban shpatën e gjakosur, ndërsa në tjetrën kokën e Statujës së Lirisë.

Anash, sllogani i tij “Së pari Amerika”.

Për prestigjiozen gjermane e këtillë është fotografia që na vjen sot nga shteti lider i botës së lirë, tanimë me një president që s’e ka për gjë të shkelë edhe të drejtat më elementare të njeriut.

Amerika është kapur nga duart e një njeriu të zemëruar – me Zoti e di çfarë. Liria e saj gjakon skaj këmbëve të tij.

Donald Trump vazhdon të jetë i kritikuar nga të gjithë për veprimet dhe urdhrat në javët e para të të qenit i pari i ShBA-së, njofton Klan Kosova.

Por dimensioni i realitetit sipas të përditshmes gjermane është shumë më i zymtë nga ç’na është paraqitur deri sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button