Dekreti që falte zyrtarët e korruptuar, qeveria rumune dorëzohet përpara protestave popullore

Pas protestave masive të qytetarëve, Qeveria e Rumanisë do të tërheqë projektligjet që synin të ulnin dënimin për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës nga ana e zyrtarëve.

Një ligj i tillë do të nënkuptonte lirimin apo uljen e dënimit të shumë ish-zyrtarëve rumunë që janë dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, trasmeton Syri.net.

Kryeministri Sorin Grindeanu tha se do ta shfuqizojë dekretin në një mbledhje qeverie ditën e dielë.

Prej 4 ditësh në Bukuresht dhe qytete të tjera rumune janë zhvilluar protestat më të mëdha popullore në historinë e këtij shtetit.

Qytetarët ishin mbledhur në shesh duke kundërshtuar fort këtë nismë të qeverisë.

BE kishte paralajmëruar gjithashtu Rumaninë që të rishikonte dekretin anti-korrupsion që ulte dënimin e zyrtarëve të dënuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button