Këngëtaret nga Kosova po pushtojnë mediat ndërkombëtare, The Times zbulon sekretin e Dua Lipës

Mediumi i njohur britanik, “The Times”, i ka kushtuar së fundmi një artikull faktit që Kosova po prodhon yjet e pop-it femra më të mira në botë. “Duke ndjekur gjurmët e Rita Orës, këngëtarja Dua Lipa po e vendos Prishtinën në qendër të hartës së muzikës”, shkruan gazeta prestigjioze.

Në këtë shkrim është zbuluar një detaj nga jeta e Duas.

Sipas The Times, para se të bëhej këngëtare e mrekullueshme e muzikës dance-pop, ajo punonte si mikpritëse e një klubi nate në Londër. Ajo e tipit me shikimin prej arroganteje e paragjykueseje që ju shikon dhe vendos a do ju lërë të hyni brenda apo jo.

“E urreja”, thotë 21 vjeçarja, ndonëse, siç shkruan “The Times”, shikimin prej arroganteje dhe paragjykueseje e ka të natyrshëm.

“Nuk kisha aq shumë kontroll për të vendosur kë të lija të hynte. Kisha një kufje dhe një kamerë dhe menaxheri brenda më thoshte, “Po, jo, po, jo” deri në atë pikë kur mu desh të mos i lija miqtë e mi të hynin për shkak se kishin veshura atlete. Asnjëherë nuk u ndjeva rehat me këtë punë”, thotë Dua në këtë rrëfim për “The Times”, transmeton Koha.net.

Ajo nuk ka treguar për cilin klub bëhej fjalë.

Shkrimi i “The Times” i referohet Dua Lipës si ndjekëse e hapave të Rita Orës. Më tej theksohet se këngët e Dua Lipës kanë tërhequr rreth 250 milionë dëgjime në Spotify.

Pak më parë, Rita Ora, në kohën e debatit për refugjatët, ishte në listat e disa mediave me refugjatët më të suksesshëm, ndërsa Era Istrefit, televizionet muzikore i kanë kushtuar hapësirë të veçantë për suksesin me këngën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button