Fërçkovski: Nëse mandatari i dorëzon plan-program Ivanovit edhe ai e shkel Kushtetutën

Profesori universitar, Lubomir Fërçkovski, e ka komentuar çështjen e kërkesës së presidentit Gjorge Ivanov, që ai që do të formojë Qeveri të dorëzojë plan-program tek ai në të cilën do të jenë të përfshira dy prioritete, ruajtja e unitaritetit të shtetit dhe reforma sistematike të sigurisë nacionale, njofton Portalb.mk.

Sipas Fërçkovskit, me këto kushte Ivanov e shkel Kushtetutën e Maqedonisë, pasi që siç thotë ai nuk ka të drejtë që të kërkojë plan dhe program për formim të Qeverisë nga ai që do ta merr mandatin.

“Jo vetëm presidenti, por edhe mandatari do ta shkel Kushtetutën nëse shefit të shtetit i dorëzohet plan dhe program për formimin e Qeverisë, pasi që Kushtetua është e qartë. Ivanov s’i ka ato kompetenca”, thotë Fërçkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button