Xhaferi: Ivanov i bllokuar deri në fyt

“Presidenti Gjorge Ivanov e ka shkelur kushtetutën, në vend që të zgjidhet kriza politike edhe më shumë do të thellohet”, reagojnë nga BDI, njofton Portalb.mk.

Talat Xhaferi nëpërmjet një deklarate për “Telma” tha se deri më tani, asnjë mandatar nuk ka dorëzuar program te presidenti, por ajo bëhet në Kuvend. Kështu ka komentuar Xhaferi në lidhje me kërkesën e Ivanovit, i cili tha se ai që do të formojë Qeveri, në plan programin e tij duhet të ketë dy prioritete: mbrojtjen e unitaritetit të shtetit dhe reforma sistematike të sigurisë nacionale

“Me vendosjen e kushteve, ai i cili paraqitet sikur të jetë baba i kombit, është bllokuar deri në fyt”, tha Xhaferi.

Nga BDI nuk duan të tregojnë se a është i mundshëm një bashkëpunim me LSDM-në, ata thonë se vazhdojnë konsultimet brenda partiake, pasi që 5 opsione ende janë të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button