Ali Ahmeti: Ja pse nuk kishte marrëveshje me VMRO-në (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte është mysafir në TV Art. Mes tjerash në pyetjen e gazetarit se pse nuk kishte marrëveshje për Qeveri të re me VMRO-DPMNE-në, ai tha se këto dy parti nuk kanë prishur marrëdhëniet me VMRO por ka dallime në kërkesat e tyre, njofton Portalb.mk.

“Ne nuk jemi prishur me VMRO-DPMNE, por sigurisht që ka dallime mes nesh. Ne kemi kushtet tona. Jo që janë kushte por janë gjëra të patjetërsueshme. Ne si BDI jemi për të përkrahur Prokurorinë Speciale Publike. Le të bëhet bile dhe Gjyqi Special, çdo gjë le të zbardhet. Sepse realisht BDI është viktimë e shpifjeve, e kanë denigruar BDI-në, na kanë thënë hajdut, kriminel, bandit, vrasës, është me rëndësi që të gjitha të zbardhen sepse na kanë fyer deri në palcë. Më akuzojnë për rastin e Kumanovës, se kam vrarë bashkëluftëtarët e pse mos zbardhet e vërteta?” tha mes tjerash Ahmeti.

Ai potencoi se nuk ka pasur marrëveshje paraprake me VMRO për ti siguruar deputetët, por se në tavolinë ende janë 5 opsionet e BDI-së.

(LEXO: Ja 5 opsionet e BDI-së).

BISEDIMET ME LSDM-NË DO TË VAZHDOJNË

“Do të ulemi do të bisedojmë sërish për gjitha çështjet si që kemi biseduar edhe në fazën fillestare. Ne do të mblidhemi edhe në BDI dhe sërish do të diskutojmë për situatën e re pas fjalimit të Ivanovit.” tha mes tjerash Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button