Angelina Jolie nuk dorzohet, mësoni ҫ’do të bëjë edhe pa Brad Pitt

Në një kohë kur vazhdon procesi i divorcit me Brad Pitt, Angelina Jolie nuk ka ndër mend të heqë dorë nga adoptimi. Prej kohësh, ajo e kishte shprehur dëshirën se donte të adoptonte edhe një fëmijë të shtatë, por priste miratimin e Brad, që nuk ka dashur. Ajo dhe Brad kanë gjithsej 6 fëmijë: Maddox, 15 vjeҫ; Pax, 13 vjeҫ; Zahara, 12 vjeҫ; dhe 3 fëmijë biologjikë, Shiloh, 10 vjeҫ dhe dy binjakët Knox dhe Vivienne, 8.

Burime pranë aktores kanë mësuar se Angelina, më në fund, do ta bëjë realitet dëshirën për të pasur edhe një fëmijë tjetër në familjen e saj. Dhe është gati për këtë: “Brad nuk ka qenë asnjëherë dakord me idenë e adoptimit të fëmijës së 7-të, sepse ka menduar se familja e tyre është e plotë me 6 fëmijë”, – ka thënë burimi, duke iu referuar ҫështjes së fëmijës.

Aktorja 41-vjeҫare, për momentin është shkëputur nga karriera artistike, por edhe nga projektet e bamirësisë. E vetmja gjë me të cilën po merret është imazhi i një kompanie parfumesh për nder të nënës së saj të ndjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button