Maqedoni, pas uikendit të ngrohtë, valë e re e të ftohtit

Pas motit të ngrohtë gjatë uikendit, hidrometeorologët nga e hëna pasdite paralajmërojnë valë të re të të ftohtit dhe borë në vendet më të larta dhe male.

Sipas parashikimit të DPHM-së do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa dhe nëpër luginat e lumenjve. Do të ketë reshje të dobëta të përkohshme lokale të shiut të cilat në intensive do të jenë në pjesët perëndimore. Të hënën pritet që reshjet të përhapen kudo dhe të jenë më intensive ndërsa nga fundi i ditës si rezultat i lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe male.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 2 nesër, -4 deri në 3 të shtunën, nga 0 deri në 5 të dielën, nga -2 deri në 4 të hënën, -1 deri në 6 të martën dhe nga -4 deri në 4 të mërkurën. Temperaturat e ditës do të jenë në interval nga 5 deri në 11 gradë nesër, nga 7 deri në 13 të shtunën, nga 5 deri në 15 të dielën, nga 8 deri në 6 të hënën, nga 3 deri në 9 gradë të martën dhe mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button