Pesë persona janë lënduar, ndërsa 60 janë arrestuar në protestat në Rumani (VIDEO)

Të paktën pesë persona janë lënduar, ndërsa 60 janë arrestuar në një përleshje të protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurimit gjatë protestave në Bukuresht dhe qyteteve të tjera rumune, të cilat janë më masive nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Protestat janë mbajtur mbrëmë, për shkak të dekretit, të cilin e solli Qeveria për procedurën hetimore, me të cilin ulet dënimi për korrupsion, me çka numri i madh i politikanëve mund të kursehen nga ndjekja penale.

Agjencia rumune Axherpres lajmëroi se 60 persona janë arrestuar pas përleshjeve në sheshin në Bukuresht. Të paktën pesë persona janë lënduar, ndërsa midis tyre ka edhe policë dhe protestues.

Vlerësohet se në rrugët në mbarë Rumaninë kanë dalë midis 200-300 mijë njerëz, të cilët kanë brohoritur “Vjedhës” dhe “Dorëheqje”.

Në Bukuresht shpërthyen përleshjet kur një grup i demonstruesve filluan të hedhin me shishe, fishekzjarre dhe gurë ndaj policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Policia rumune apeloi në qetësi dhe kërkoi nga demonstruesit, të cilët protestuan qetë që të distancohen nga grupi i cili është i dhunshëm ndaj policisë.

Sipas vlerësimeve të policisë në Bukuresht janë mbledhur më shumë se njëqind mijë demonstrues. Ata bënë thirrje për dorëheqjen e Qeverisë socialdemokrate, e cila është në pushtet më pak se një muaj. Protesta janë mbajtur edhe në Klluzh, Sibiju, Temishvar dhe Jashi.

Protestat shpërthyen menjëherë pas publikimit të dekretit të jashtëzakonshëm, i cili numrit të madh të politikanëve mund t’i mundësojë të shmanget ndjekja penale.

Ministri i Drejtësisë Florin Jordake e arsyetoi dekretin, të cilin e anashkaloi Parlamenti dhe do të hyjë në fuqi pothuajse automatikisht.

Në Janar, Qeveria e kryeministrit Sorin Grindenau shpalli dekrkete urgjente, që shkaktoi zemërim në mbarë vendin dhe kritika të presidentit rumun Klaus Johanis, i cili është zgjedhur në vitin 2014 në bazë të programit në luftën kundër korrupsionit.

Johanis madje mori pjesë në demonstratat e para kundër ndryshimeve ligjore.

Rumania është një prej shteteve evropiane me shkallë më të lartë të korrupsionit në administratën shtetërore dhe në shumë sfera të jetës publike. Prokurorët theksuan se ekzistojnë rreth dy mijë raste të keqpërdorimit të pushtetit me dëm të përgjithshëm prej dy mijë rastesh të keqpërdorimit të pushtetit me dëm të përgjithshëm prej një miliardë euro të shkaktuar gjatë tre viteve të fundit.

Kryeministri Grindenau kërkoi sjellje të dekreteve urgjente, me të cilat Qeverisë do t’i mundësohet të falë të burgosur, me qëllim të t’iu ndihmojë burgjeve të mos jenë të stërmbushura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button