Tramp e akuzoi Iranin se gradualisht po e merr kontrollin mbi Irakun

Presidenti amerikan Donald Tramp konsideron se Irani gjithnjë e më shumë po e merr kontrollin mbi Irakun edhe krahas mjeteve të mëdha që Uashingtoni i investoi në këtë vend, transmeton TASS.

“Irani shpejt e mori Irakun, gjithnjë e më shumë, madje edhe pasi SHBA-ja atje shpenzoi mbi tre bilionë dollarë. Kjo prej më parë po duket!”, shkroi Tramp në Tuiter.

Këshilltari i Trampit për siguri kombëtare, Majkëll Flin, në brifing të rregullt me gazetarët deklaroi se SHBA-ja po e heton testimin iranian të raketave balistike dhe konsiderojnë se veprimet e këtilla e minojnë stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për çfarë arsye Iranit i dërgojnë paralajmërim zyrtar. Përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, në fund, deklaruan se po shqyrtojnë një spektër të gjerë të masave të mundshme adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button