Mogherini pas takimit të dytë Kosovë-Serbi: Palët të vendosura për uljen e tensioneve

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është deklaruar pas takimit të dytë e nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, transmeton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Mogherini ka ripërsëritur se vazhdon të mbetet e inkurajuar nga përkushtimi i treguar nga të dy palët dhe ka theksuar sërish se takimet po i ndihmojnë uljes së tensioneve mes dy shteteve.

Kjo është letra e Mogherinit, ndërsa pas takimit asnjëra palë nuk është deklaruar:

Bashkë me presidentët Hashim Thaçi e Tomislav Nikoliq dhe kryeministrat Aleksandar Vuçiq e Isa Mustafa pata një takim tjetër të nivelit të lartë në Dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës.

Në takimin e sotëm vazhduam diskutimet që kishim në takimin e 24 janarit. Jam e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i të dy palëve.

Ky përkushtim dhe politik do të kontribuojnë shumë në uljen e tensioneve dhe do të vazhdojmë të punojmë.

Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian.

Progresi për normalizimin e marrëdhënieve është çelësi për të dyja palët për të ruajtur paqen dhe për të shkuar drejt Bashkimit Evropian. Është esencial për Evropën dhe stabilitetin e rajonit.

Të gjithë pjesëmarrësit sot rikonfirmuan angazhimin e tyre të plotë për të punuar së bashku në kuadër të Dialogut. Do të doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit, presidentët Thaçi dhe Nikoliq, dhe kryeministrat Vuçiq e Mustafa për diskutim të sinqertë dhe konstruktiv që patëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button