Në dekretin e Trumpit nuk përfshihen hebrenjtë

Ambasada e SHBA-ve në Izrael, njoftoi se nga dekreti i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të ndikohen hebrenjtë të lindur në 7 vendet e listës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e ambasadës së SHBA-ve në Tel Aviv, u theksua se “Udhëtarët të cilët kanë pasaportë të Izraelit dhe viza të vlefshme, edhe nëse janë lindur në një ndër 7 vendet ose nëse janë shtetas të një nga këto 7 vende nuk do ti nënshtrohen ndalimit në fjalë.”

Në deklaratën e ambasadës gjithashtu u theksua se do të vazhdohet të jepet vizë për hebrenjtë e atyre 7 shteteve për të cilët ka ndalesë për hyrje.

Presidenti amerikan, Trump, përmes një dekreti të cilin e nënshkroi më 27 janar, pezulloi hyrjen në SHBA të refugjatëve sirianë dhe ndaloi për 90 ditë atë të shtetasve nga Iraku, Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button