Këto gjëra ndoshta nuk i dinit se mund të bëhen në What’s App

Nëse shefi juaj bezdiset nga përdorimi i tepërt i celularit në zyrë, atëherë kërkoni What’s App Web në intrnet, skanoni kodin QR që ju del me kameran e celularit dhe u bë, shkruan Albportali, përcjell Portalb.mk.

T’i dërgoni të njëjtin mesazh disa personave njëherësh pas i futur në një grup

Në menunë kryesore, mjafton të klikoni opsionin ‘New Broadcast’

T’i dërgoni bisedat në një e-mail

Në sistemin Android, klikoni ‘More’ në opsionet e bisedës suaj dhe zgjidhni ‘E-mail Chat’. Në sistemin iOS, në bisedën e hapur, klikoni shufrën ku shfaqet numri dhe afër fundit, është opsioni ‘Export Chat’.

Shënoni një bisedë të rëndësishme

Kur ju vijnë mesazhe të shumta gjatë gjithë kohës, është e thjeshtë të të humbasin ato që kanë vërtet rëndësi. Mbani shtypur mesazhin që  e konsideroni të rëndësishëm dhe shtypni ikonën e yllit që shfaqet. Këtyre mesazheve mund t’u riktheheni në çdo çast në opsionin ‘Starred Messages’.

Bëni të duket sikur nuk e keni lexuar një bisedë

Përdoruesit e Android, mund ta bëjnë një gjë të tillë duke mbajtur shtypur një bisedë dhe duke klikuar opsionin “Mark as Unread”. Përdoruesit e iOS mund ta gjejnë këtë opsion duke hapur bisedën dhe duke rrëshqitur dorën nga e djathta ose e majta.

Lini celularin të shkruajë për ju

Ky opsion vlen vetëm për përdoruesit e iOS 10 dhe për ata që kanë një anglishte të kuptueshme. Në këtë mënyrë, Siri mund të shkruajë mesazhet për ju kur i keni duart e zëna.

 Formatoni mesazhet

Për të theksuar diçka, keni opsionin bold që realizohet duke e futur fjalën mes dy yjeve *kështu*. Për t’a bërë atë me shkrim italik, vendoseni mes dy vijave të poshtme _kështu_.

Fshihni orën kur keni qenë online për herë të fundit

Klikoni opsionet Settings > Account > Privacy > Last Seen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button