Ja çfarë përgjigje ka Ambasada e SHBA-së, ndaj pyetjes së VMRO-DPMNE-së

“Nuk kemi asgjë më shumë për të shtuar”, përgjigjen nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, pasi që janë pyetur për përgjigjen e tyre ndaj pyetjes publike të VMRO-DPMNE-së për ta, se Ambasada e SHBA-së a është kundër idesë së tyre për zgjedhje të reja, njofton Portalb.mk.

Një ditë pas skadimit të afatit të VMRO-DPMNE-së për formim të Qeverisë, ata përmes një kumtese kërkuan sqarim nga Ambasada e SHBA-së në Shkup dhe Komisioni Evropian për deklaratat e tyre pas skadimit të afatit për formim të Qeverisë.

Pasi VMRO-DPMNE u prononcua se situata në Maqedoni është e gatshme për zgjedhje, Ambasada e SHBA-së në Shkup sugjeroi dhe kërkoi nga Republika e Maqedonisë dhe nga partitë në Parlament të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE si parti nën udhëheqjen e së cilës Maqedonia nënshkroi Deklaratë për partneritet strategjik me SHBA-në në vitin 2008 mbetet në pozicionet se të dy vendet duhet ta vazhdojnë bashkëpunimin në frymën e asaj Deklarate”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, për deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

LEXO: VMRO-DPMNE reagon ndaj qëndrimeve të Ambasadës së SHBA-së dhe BE-së

LEXO: Skadimi i afatit për formim të Qeverisë, deklarohet edhe Ambasada e SHBA-së në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button