SHBA do t’i dorëzojë grupit sirian automjete të blinduara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’u dorëzojnë Forcave Demokratike Siriane (FDS) automjete të blinduara, njoftoi të martën Pentagoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Adrian Rankine-Galloway, nuk dha detaje të hollësishme për dërgesën as për numrin e automjeteve të cilat do të dhurohen.

“Këto automjete do t’i ndihmojnë ata në luftën kundër DEASH-it në kohën kur po lëvizin drejt Rakkas”, tha ai në një përgjigje më shkrim për AA.

Rakka është bastioni i DEASH-it në Siri.

SHBA-të përkrahin FDS-në, që është një forcë e përbërë nga elemente kurde, turkmene dhe arabe, gjë e cila ka shkaktuar tensione në raportet mes Washingtonit dhe Ankarasë.

FDS nga ana e saj, është e përbërë kryesisht nga elemente të YPG-së të cilën Turqia e llogarit si degë siriane të PKK-së, e cila si nga BE-ja ashtu edhe nga SHBA-të është shpallur organizatë terroriste.

Washingtoni zytrtar ka thënë se dërgesa e pajisjeve të blinduara si dhe trajnimet që ia bën FDS-së nuk përfshijnë YPG-në.

Rankine-Galloway nënvizoi se automjetet e blinduara nuk i kanë shkuar YPG-së.

“Nuk ka ndryshime në politikën tonë. Departamenti i Mbrojtjes mundëson trajnime dhe pajisje përkrahëse vëtëm për koalicionin siriano-arab”, tha ai duke iu referuar elementit arab brenda FDS-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button