AUV paralajmëron dënime për pronarët që nuk lejojnë t’ua shfarosin shpezët e prekura me grip

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sot njoftoi se një pjesë e banorëve të fshatit të Strugës, Morishtë, ekipeve profesionale nuk u kanë lejuar që t’ua marrin dhe t’ua shfarosin shpezët që janë të prekura nga gripi, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit, njofton Portalb.mk.

Nga Agjencia thonë se kundër pronarëve të shpezëve të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes së AUV-së, gjegjësisht i kanë kundërshtuar përfaqësuesit e tyre për t’i shfarosur shpezët e prekura me grip, do të ngritën kallëzime penale për përhapje të sëmundjes ngjitëse në bazë të dispozitave ligjore.

Përndryshe, ky fshati është izoluar, policia lejon hyrjen vetëm për banorët, ndërsa për dalje kryhen verifikime nëse dikush bart shpezë.

Ekipe të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), siç informoi udhëheqësi i inspektimit shtetëror për mbrojtje shëndetësore të kafshëve Oliver Ivanoski, dje ka kryer regjistrim të gjithë shpendëve në 105 shtëpi, të cilat duhet të shfarosen, ndërsa pronarët do të dëmshpërblehen nga shteti.

Sipas tij nuk bëhet fjalë për sëmundje ngjitëse, e cila mund të bartet tek popullata dhe ka dërguar apel deri te pronarët e shpenzëve që të bashkëpunojnë me organet e AUV dhe të gjitha shpezët që i kanë t’i japin, sepse kjo është mënyra e vetme që të përballen me sëmundjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button