Ja çka thonë nga VMRO pas deklaratës së Zaevit

Maqedonia nuk do të udhëhiqet nga një kriminel dhe as që do të fitojë qeveri pro sorosiane, deklaruan nga VMRO, pas dështimit të liderit të tyre që për 20 të formojë qeverinë, kurse lideri i LSDM-së doli me deklaratën që pret nga presidenti Gjorgje Ivanov që t’i jepet atij mandati.

“Qytetarët me 11 dhjetor dhanë mbështetjen e tyre për dalje nga kriza dhe votuan për projekte, reforma dhe zhvillim. Qytetarët me 11 dhjetor i dhanë fund këtyre projekteve destruktive që promovonte LSDM dhe politika e tyre. Zoran Zaev do të mbahet mend në histori si një politikan që ka shkelur dhe injoruar Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. E vetmja që gjë di të bëjë një kriminel është të gënjejë dhe të manipuloj dhe jo të interpreton Kushtetutën dhe ligjet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button