Lunaçek: Dialogu, në fund, do të thotë njohje e Kosovës

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën, Ulrike Lunaçek, tha se shumica në Serbi është e vetëdijshme se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Persepktiva e Serbisë dhe e Kosovës për mua është e qartë: pajtimi në rajon dhe integrimi në BE”, tha Lunaçek për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, transmeton RTV 21.

“Normalizim do të thotë se çdo gjë, për të cilën është rënë dakord, duhet të zbatohet, pa përjashtim. Këtë duhet ta bëjnë të dyja palët dhe jo të presin njëra-tjetrën”.

“Shumica e njerëzve në Serbi e di se Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë. Edhe Qeveria e Serbisë e di – edhe pse anëtarët e saj përpiqen ta injorojnë këtë fakt – se Bashkimi Evropian, pas Qipros, nuk do të pranojë edhe një vend, kufijtë e të cilit nuk janë të definuar qartë”, tha Lunaçek.

Ajo po ashtu tha se është optimiste se dialogu do t’i mundësojë Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se kjo, në fund, do të thotë pranim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button