Shenja që tregojnë se nuk jeni më e dashuruar në partnerin tuaj

Nëse pas një kohe fillojnë t’ju rrotullohen disa pyetje në kokën tuaj, ndoshta është koha për t’i parë gjërat ashtu siç janë dhe të zbuloni se a jeni me të vërtetë e dashuruar në partnerin tuaj. Të qenurit në lidhje me një person të gabuar është torturuese për të dy palët. Këtë gjë nuk duhet t’ia bëni as vetes e as personit tjetër. Ndonjëherë zgjidhja më e mirë është ndarja.

Jeni me personin e duhur apo jo? Kur jeni me dikënd ndodh që të kaloni shumë kohë bashkë dhe nuk keni mundësinë ta pyesni veten se a është ai person i duhuri për ju apo jo. Në momentin kur kjo pyetje t’ju kalojë nëpër kokë, dijeni se kjo është shenja e parë se nuk jeni me personin e  duhur.

Mendoni se si të ballafaqoheni me atë që nuk e pëlqeni tek ai person Mendoni se ka gjëra që ju pëlqejnë dhe gjëra që nuk u pëlqejnë, e tani mendoni një mënyrë se si të merreni me gjërat të cilat nuk u pëlqejnë. Të planifikuarit e tillë do të thotë se nuk e doni mjaftueshëm dhe se nuk jeni e gatshme të përballeni me mangësitë e tij.

Çfarë humbisni? Kohën të cilën mund ta kaloni me shoqërinë, pavarësinë dhe mundësinë për të njohutar dikë tjetër. Kur të filloni së menduari se po e humbisni balansin, kjo është edhe një tregues tjetër se më nuk jeni e dashuruar. Dashuria më nuk është ajo që keni menduar se do të jetë

Dashuria nuk është ashtu siç keni shpresuar të jetë, pos shpesh herë është më e mirë se sa që kemi menduar. Nëse ju nuk ndjeheni edhe aq mirë në lidhjen tuaj, kjo është një shenjë e keqe. Dashuria për të cilën ia vlen të përpiqeni çdo herë i tejkalon pritshmëritë tuaja.

Çfarë mendojnë të tjerët për dashurinë tuaj Është më se normale të interesoheni se si duket lidhja juaj nga larg dhe ta dëgjoni një mendim të tretë, por lidhja juaj të bazohet në atë se çfarë mendojnë të tjerët –e kjo gjë nuk është në rregull! Nëse keni arritur deri në këtë shkallë, do të thotë se personi me të cilin jeni në lidhje nuk ka asnjë rëndësi për ju.

Çfarë flisni ju, e çfarë pyet ai Çfarë bëni kur bisedoni, koncentroheni në atë që partneri po e ndan me ju apo mendoni dhe fokusoheni në diçka personale?

Partneri duhet të bëhet më i mirë Nëse mendoni se partneri duhet të gjejë një punë më të mirë ose ta ndryshojë stilin e veshjes, atëherë nuk e dashuroni. Nuk mund t’i ndryshoni njerëzit, vetëm mund t’i doni ashtu siç janë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button