Policia e Serbisë sekuestron 653.450 pako cigare

Policia e Serbisë gjatë një aksioni të koordinuar në territoret e Beogradit, Kraljevës, Suboticës dhe Novi Pazarit ka sekuestruar 653.450 pako cigare, që është njëri nga sekuestrimet më të mëdha të mallrave me akcizë që është bërë në dhjetë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë nga MPB-ja e Serbisë, gjatë vitit të kaluar në të cilin është shënuar një rekord për sekuestrimin e cigareve ilegale, janë sekuestruar gjithsej 2.000.000 pako, që flet se policia vetëm gjatë një aksioni ka realizuar një të tretën e rezultatit të përgjithshëm të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e cigareve pa markë të akcizave dhe dokumentacionit tjetër i cili e shoqëron është zbuluar në magazinat e improvizuara në Beograd dhe Suboticë, ku policia ka arrestuar pesë persona.

Vlera e cigareve llogaritet në mbi 120 milionë dinarë ose 967.741 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button