DEASH përgatit tërheqjen nga rajoni Al-Bab në Siri

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka sjellë goditje ndaj organizatës terroriste DEASH në rajonin e qytetit sirian Al-Bab, prej ku janë të gatshëm edhe të tërhiqen, njoftuan burime nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë burimet e sigurisë, një pjesë e madhe e civilëve në këtë qytet sirian, përskaj kërcënimeve të pjesëtarëve të DEASH-it, arritën të braktis Al-Bab-in dhe të gjejnë strehë të sigurtë. Megjithatë, ekzistojnë dyshime se në këtë qytet ende gjenden mes 15.000 dhe 18.000 civilë. Pjesëtarët e

Pjesëtarët e DEASH-it vazhdojnë me tentimet për parandalimin e civilëve që të braktisin qytetin meqë kanë për qëllim që t’i përdorin si mburojë të gjallë.

Megjithatë, gjithmonë ka nga ata që dëshirojnë edhe tentojnë të braktisin rajonin Al-Bab. Rasti i tillë i fundit është tentimi i shtatë familjeve Cahcah, Kadiri, Sihabi dhe Silo, kundërshtarë të DEASH-it, ndaj të cilëve terroristët hapën zjarr dhe vranë 18 persona. Pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, katin e parë të ndërtesave të banimit ku jetojnë civilët e përdorin si strehim dhe depo për armatosje dhe në këtë mënyrë i ekspozojnë në rrezik të madh.

Kundër civilëve përdorin dhunë të vazhdueshme. Në Al-Bab civilët jetojnë pa energji elektrike dhe nevoja themelore. Spitalet punojnë pa gjëra themelore mjekësore dhe ndodh që të plagosurit ta humbin jetën edhe për shkak të problemeve më të lehta shëndetësore.

Burimet theksojnë se terroristët e DEASH-it gjithnjë e më pak punojnë në vendosjen e minave dhe mjeteve shpërthyese në rajonin ku avancojnë forcat e regjimit. Pjesëtarët e DEASH-it të gjitha shtabet dhe qendrat i kanë transferuar në rajonin Tadifa. Po ashtu, DEASH-i kohët e fundit për sulme vetëvrasëse gjithnjë e më shumë përdor motoçikletat, me qëllim të fshehjes nga radarët e mjeteve ajrore pa pilotë. Një numër i vogël i terroristëve gjenden në rajonin Bize. K

Kujtojmë se ofensiva “Mburoja e Eufratit” filloi më 24 gusht të vitit të kaluar, në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimin terrorist me theks mbi DEASH-in dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button