VMRO-DPMNE-ja nuk mërzitet pse ju skadon afati për formimin e Qeverisë

Nuk ka ende asgjë konkrete. Për ne me rëndësi është ta realizojmë atë që e kemi premtuar gjatë fushatës parazgjedhore. Është përgjigjur Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, në pyetjen e redaksisë së lajmeve Portalb.mk në lidhje me atë se a ka rezultate nga bisedimet mes BDI-së dhe partisë së tij, VMRO-DPMNE.

Portalb: Por, afati po skadon…

I.Kotevski: Ok shëndosh. Po pati diçka të re, opinioni do të informohet!

Të kontaktuar nga Portalb, shumica e funksionarëve të lartë BDI-së janë të pakapshëm, disa “nuk dinë gjë”, ndërkaq vetëm zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani, tha shkurt për Portalb se nuk do të ketë takim.

“Nuk di gjë, ende s’kemi informata”, këto ishin fjalët e anëtarit të kryesisë Qendrore të BDI-së, Rafis Aliti në një deklaratë për Portalb. Me fjalë të ngjashme është përgjigjur edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.

Nënkryetarët, Sadulla Duraku, Izet Mexhiti, Teuta Arifi, edhe pas shumë përpjekjeve për të kontaktuar, ata sot janë të pakapshëm për redaksinë tonë.

Përndryshe, të dielën në mesnatë i mbaron afati mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë e re, por nuk ka ende asnjë informacion se si zhvillohen negociatat midis palëve. Heshtje nga VMRO-DPMNE dhe BDI, përveç që herë pas herë lëshohen balona testues për publikun nëpërmjet kanaleve të ndryshme, palët nuk kanë zbuluar se çfarë ndodh në prapaskenë dhe nëse të dy palët do të jenë përsëri pjesë e qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button