Dhurata “e çmendur” e Era Istrefit për motrën

Motra e këngëtareve Nora dhe Era Istrefi, Nita Istrefi, sot ka festuar ditëlindjen. Në këtë periudhë angazhimesh artistike, si për Norën, edhe për Erën, ka qenë e vështirë që familja të jetë e gjithë e bashkuar, megjithatë askush nuk i ka harruar dhuratat për Nitën. Por dhurata që ka zgjedhur Era, i ka habitur vërtet të gjithë fansat e saj.

Duke e uruar të motrën edhe nga profili i saj në Snapchat, Era ka postuar një foto me dhuratën e zgjedhur. Janë disa kartëmonedha 500 euroshe, të cilat kanë shkuar si dhuratë për Nitën. Era, duke u treguar mjaft bujare me të motrën, shpjegon edhe se ka zgjedhur këtë mënyrë, sepse në Prishtinë është vështirë të gjenden dyqane veshjesh me cilësi të lartë.

Nëse edhe Nora ka menduar po njëlloj me Erën, e vetmja gjë që mbetet për të thënë është “Sa me fat Nita…” për motrat që ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button