“Fokus”: Kompanitë e afërta me BDI-në kanë shpërdorur 1.5 milionë euro

Javorja “Fokus” në numrin më të ri, në tekstin nën titull “Bora zbuloi gjurmën e “bishave” që gëlltitën 1,5 milion euro!” shkruan për shuma marramendëse që, sipas javores, janë dhënë kompanive të afërta me BDI-në për pastrimin e borës, nëpërmjet Ndërmarrjes publike “Makedonija Pat“.

“Makedonija Pat”, e cila mes tjerash është edhe kompetente për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale derisa Vetëqeverisja lokale ka autorizim për rrugët lokale dhe shtigjet. Pasi që ndërmarrja nuk ka mundësi që vet të kujdeset për akset rrugore, të cilat janë nën kompetenca të saj, ajo vazhdimisht angazhon kompani të cilat praktikisht i ndihmojnë, veçmas në kushtet e dimrit, kur në mënyrë drastike rritet vëllimi i punës. Sa për informatë, mekanizmi i këtyre kompanive duhet që të jetë i gatshëm në disa pika të caktuara që të reagojë kur të jetë nevoja, apo gjegjësisht kur të ketë ngrica, borë ose të ngjashme. Mirë, por, në këtë sezonë, bora e rrëzoi në dy gjunjë sistemin, që çoi në përfundim se këto mjete publike, me vetëdije apo jo, janë harxhuar në mënyrë të papërshtatshme.

Sipas Byrosë për të hyra publike, “Makedonija Pat” vitin e kaluar në tender për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte të dimrit, ka ndarë tri kompanive private 1.5 milion euro. Nga pesë pjesë, në sa ka qenë i ndarë tenderi, tri pjesë i ka marrë një kompani, ndërsa dy kompanitë tjera kanë marrë nga një pjesë.

Kompania “NB trans Kompani” nga Reçica e Madhe, që sipas informacioneve lidhet me pronarin e objektit ku gjendet selia e BDI-së, ka marrë tre pjesë të tenderit, me vlerë mbi 1 milion euro. Nga tre nëndegët e Ndërmarrjes publike “Avtopat” , Shtip dhe Shkup, ndër të cilët më i vlefshmi është ai i Shkupit me rreth 799 mijë euro. Ndryshe, kjo kompani ka fituar edhe dy tenderë tjerë në vitin 2015 nga “Makedonija Pat” për mirëmbajtje të rrugëve në kushte dimri, me vlerë prej 890 mijë euro. Edhe atëherë ka qenë e zgjedhur si ofertues i vetëm pasi nuk është paraqitur asnjë kompani tjetër në tender.
Në regjistrin qendror të dhënat flasin se kjo firmë është e themeluar nga Burim dhe Naser Ibishi, ndërsa drejtor paraqitet Nuriman Ibishi. Por, sipas hulumtimeve të “Fokus”-it, kjo familje ka edhe një firmë tjetër me emrin “NB Kompani“. Kjo firmë ka marrë nga Ministria e arsimit 3.3 milion euro për ndërtimin e konvikteve studentore, 450 mijë euro për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme, 332 mijë euro për ndërtim të sallave të sportit etj., shkruan Fakte.

Kjo firmë e afërt me BDI-në ka marrë tenderë pothuajse nga të gjitha ministritë e udhëhequra nga kuadro të BDI-së, shkruan “Fokus”. Kështu, Ministria e Ambientit Jetësor i ka ndarë 1.8 milion euro për ndërtimin e fazës së dytë të ujësjellësit të Tetovës. Për këtë projekt, oferta më e volitshme ka qenë 1.551.000 euro, që është për 300 mijë euro më pak se oferta fituese e kompanisë në fjalë. E njëjta firmë ka fituar edhe tenderin për sanimin e Konviktit “Goce Dellçev” në Shkup në vlerë prej 1.5 milion euro, shumë kjo që pastaj është rritur edhe për 13o mijë euro për punë shtesë.

Ndërmarrja e dytë fituese është “Përparimi Nuhi Rexhepi” Dooel nga Kërçova. Drejtues i kësaj kompanie paraqitet Kasum Rexhepi, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Odës ekonomike për Kërçovë. Kjo firmë, sipas të dhënave statistikore, për dy sezona 2014/2015 dhe 2015/2016 i ka fituar tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte dimri në rajonet e Shkupit, Shtipit, Velesit dhe autostradat për çka inkasuar nga buxheti mbi 1.5 milion euro.

Ndërmarrja e tretë që e ka fituar tenderin nga “Makedonija Pat” për mirëmbajtjen e rrugëve në kushte të dimrit është “Joskatrans-trejd” nga Demir Hisari, e cila ka marrë 324 mijë euro për punë në rajonin e Manastirit. Kjo ndërmarrje, e formuar në vitin 2007 nga ana e Zoran Bllazhevskit.

Të gjitha tre ndërmarrjet kanë vendosur të heshtin ndaj pyetjeve të “Fokus-it”. Gjithashtu, për rastin në fjalë ka heshtur edhe “makedonija Pat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button