“Magjar Telekom”: Ja kur do të dihet fati i Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit

Më 7 maj në do të dihet epilogu i rastit “Magjar- Telekom”. Këtë e bëri të ditur sot dëshmitari kryesor në këtë rast, Sllobodan Bogoevski, raporton Portalb.mk.

“Procesi është në fazën përfundimtare. Më 7 maj do të ketë aktgjykim në SHBA”, tha Bogoevski.

Në seancën e sotme gjyqësore, ku Bogoevski po gjykohet në Maqedoni për shpifje nga ana e ish kryeministrit Musa Xhaferi dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, këto dy të fundit nuk kanë marrë pjesë.

Sipas avokatit mbrojtës, Valentin Zafirov gjithcka që është bërë në Ambasadën e SHBA-së ose në cilindo Ambasadë tjetër, nuk i përket Republikës së Maqedonisë.

“Prandaj Gjykata në Maqedoni nuk mund të jetë kompetente, sepse sipas principit të “ex territorialitetit”- vendet ku gjenden ambasadat i përkasin vendeve të cilat i përfaqësojnë, për këtë arsye nuk mund të jetë kompetente gjykata maqedonase. Arsyeja tjetër, për shkak procesit që udhëhiqet në gjykatën e Amerikës, ku ka ndalës për gjithçka që ka thënë Bogoevski jashtë. Sipas ligjeve të Amerikës nuk mund të paditet për shpifje personi që jep deklaratë në gjykatë. Këtë e dinë edhe ana tjetër. Por kjo u bë para zgjedhjeve, me qëllim që paditësit të arsyetohen për atë se çfarë kanë bërë”, tha Zafirov para mediave.

Paditësit seancën e radhës do të propozojnë dëshmitarë. Sipas tyre, gjykata është kompetente për ta udhëhequr rastin dhe e njëjta duhet ta zbatojë ligjin për përgjegjësi qytetare.

Ndryshe, Bogoeski ka paralajmëruar se do të ngre padi kundër atyre që kanë ngre padi, sepse, siç thotë ai, në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë dhe SHBA-së për padi, nuk është e lejuar dhe se e njëjta vlerësohet si presion ndaj dëshmitarëve.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, thotë se drejtorët ekzekutiv të “Magjar Telekomit”, me marrëveshje të falsifikuara i kanë korruptuar funksionarët në vitet 2005 dhe 2006. Sipas dëshmisë së Bogoevskit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove./Portalb

LEXO më shumë:

LEXO: Të dyshuarit për “Magjar Telekom” i pret gjykata në Maqedoni

LEXO: “Magjar Telekom”: Prokurori i SHBA ngre padi në bazë të dëshmisë së Bogoevskit

LEXO: Afera “Magjar Telekom”: fillimi i fundit, si u asgjësuan materialet për Maqedoninë

LEXO: Dosja Telekom: Si u liberalizua tregu

LEXO: Ahmeti: Prokurori special të procedoj rastin ‘Magjar Telekom’, e vërteta të del në shesh

LEXO: Afera “Magjar Telekom”: fillimi i fundit, si u asgjësuan materialet për Maqedoninë

LEXO: “Magjar Telekom”: Prokurori i SHBA ngre padi në bazë të dëshmisë së Bogoevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button