Orban: Është koha që ta kuptojmë seriozisht Trampin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se është koha e fundit që Bashkimi Evropian seriozisht ta kuptojë presidentin e ri të SHBA-së, Donald Tramp.

Orban theksoi në konferencë për shtyp në Bruksel se BE-ja duhet të negociojë për marrëveshjen e re tregtare me SHBA-në, si dhe me Kinën.

Ai kërkoi nga BE-ja që sërish t’i kthejë në rend dite marrëdhëniet me Rusinë.

Kryeministri hungarez theksoi se Unioni ka mundësi që të miratojë reforma, me të cilat sërish do ta bëjë Evropën më të madhe.

Orban theksoi se BE-ja duhet të heq dorë nga qëllimet e saj federaliste, sepse vetëm anëtaret e fuqishme mund ta garantojnë suksesin e Unionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button