Boris Xhonson: Asadit duhet t’i mundësohet pjesëmarrje në zgjedhje

Ministri britanik i Punëve të Jashtme Boris Xhonson deklaroi se presidentit sirian Bashar al Asad duhet t’i lejohet të merr pjesë në zgjedhjet në kuadër të “zgjidhjes demokratike” për luftën civile.

Në fjalimin para këshillit të jashtëm politik në Parlamentin britanik, Xhonson tha se pozita e Britanisë për Sirinë është “katastrofike”.

Ai shtoi se Britania “e ka përjashtuar vetveten nga loja” në vitin 2013, kur deputetët kanë votuar kundër aksionit ushtarak, por se do të mund të ketë rol paqesor në zgjidhjen e ardhshme politike.

“Shpesh përsërisim se Asadi duhet të largohet. Në asnjë moment nuk kemi mundur këtë ta realizojmë”, tha Xhonson. Ai tha se duhet të jetë real dhe se situata rreth Sirisë ka ndryshuar.

Në pyetje nëse ndonjë skenar i mundshëm do të përfshinte kandidaturë të Asadit në zgjedhjet në Siri nën mbikëqyrje të KB-së, Xhonson u përgjigj “po”.

“Zgjedhje të tilla në të cilat do t’u mundësonin sirianëve të shpërngulur të votojnë, ndoshta do të ishin rrugë për përparim”, vlerësim shefi i diplomacisë britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button