Shpresë për autikët

Zbulimi më i fundit shton shpresat për trajtimin e fëmijëve autikë. Shkencëtarët mendojnë se sekreti për të luftuar autizmin nuk fshihet në mendje, por në zorrë, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Fëmijët autikë kanë më shumë probleme me stomakun se bashkëmoshatarët e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi i bakterit të zorrës nuk mund të lehtësojë vetëm problemet në stomak për fëmijët me autizëm, por edhe çrregullimet në sjellje të lidhura me këtë gjendje.

Sipas tyre, rregullimi i balancës së bakterit të mirë në krahasim me bakterin e keq, nëpërmjet transplantit të bakterit të zorrës nga një person i shëndetshëm tek një fëmijë me superbakter, mund të ofrojë një mënyrë efikase për trajtimin e kësaj gjendje, shkruan “Shëndeti”.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Arizonës shpresojnë që e njëjta teori mund të aplikohet edhe për trajtimin e autizmit.

Rezultatet e këtij studimi janë cilësuar si “premtuese”, megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime para se të mund të rekomandohet për të gjithë fëmijët autikë, raporton “The Sun”.

Hulumtuesit shkencorë testuan teorinë e tyre tek 18 fëmijë autikë, të moshës nga 7-18 vjeç. Ata u dhanë fëmijëve antibiotikë (pastrues zorrësh) për 10 javë dhe kryen transplanto të bakterit të zorrëve çdo ditë, për një periudhë 8-javore, politiko.net.

Këta fëmijë filluan të shfaqnin përmirësime në sjelljet autike, u bënë më socialë dhe bënin gjumë më të rehatshëm. Ata patën përmirësime edhe të simptomave gastrointestinale, të cilat u reduktuan me 80%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button