Kurti: Do të shtohen çdo vit nga 100 asistentë për fëmijët gjatë mësimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Botërore të Autizmit ka thënë se për çdo vit të mandatit qeverisës të tij do të shtohen nga 100 asistentë për fëmijët gjatë orëve mësimore, raporton Koha.net. Sipas Kurtit, prioritet i qeverisjes së tij do të jetë rritja e cilësisë dhe edukimit cilësor për çdo fëmijë, si një e drejtë që garantohet nga Kushtetua dhe ligjet e vendit.

“Duhet të ketë trajtim dhe kujdes shtesë për fëmijët me autizëm. Për prindërit është sfidë përfshirja e nxënësve me autizëm në sistemin shkollor, megjithëse këtë e parasheh ligji. Kjo sepse është i nevojshëm asistimi i rregullt në orarin mësimor, prandaj gjatë këtij viti janë shtuar 100 asistentë për mbështetjen profesionale të fëmijëve. Do të shtohen edhe nga 100 asistentë të tjerë çdo vit deri në fund të mandatit. Vetëm 7 për qind e fëmijëve nga moshat 0-7 vjeç janë të përfshirë në edukimim parashkollor. Prioriteti jonë do të jetë rritja e qasjes dhe edukimit cilësor për çdo fëmijë, si një e drejtë e garantuar nga Kushtetua dhe ligjet e vendit”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit paralajmëroi se shumë shpejt do të organizohet “Java e Diversitetit”, ku fëmijët autist do të tregojnë talentin e tyre në vizatim.

“Për përkrahjen e nxënësve autist me inteligjencë të jashtëzakonshme janë alokuar 200 mijë euro. 2.682 fëmijë me aftësi të kufizuara përfitojnë 100 euro në muaj”, ka deklaruar Kurti.

Për nder të Ditës Botëror të Autizmit, u organizua marsh në Prishtinë, ku mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button