Gazprom i gatshëm të përmbush kërkesat në rritje të gazit në Evropë

Gazprom është i gatshëm që të shpërndajë aq gaz sa është e nevojshme për t’i plotësuar kërkesat në rritje të gazit në Evropë, tha zv/kryetari i Gazprom-it, Aleksander Medvedev të martën vonë, shkruan Anadolu Agency, përcjell Portalb.mk.

Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi Medvedev të ketë thënë se taksapaguesit evropianë nuk do të mbajnë barrën e shpenzimeve të infrastrukturës për rritjen e furnizimeve.

“Gazi ynë ka qenë dhe mbetet e gazi më i kërkuar në tregun evropian. Sipas vlerësimeve paraprake të analistëve të Eurogas, konsumi i gazit në Evropë vitin e kaluar u rrit me 36 përqind, edhe pse ekonomia evropiane po përmirësohet ngadalë, kurse rritja e saj nuk do të kalojë 2 përqind”, tha ai.

Ai vuri në dukje se reduktimi i konsumit të thëngjillit dhe investimet në burimet e rinovueshme janë ndër trendet e tregut evropian.

Medvedev tha se Evropa nuk ka burime të mjaftueshme të saj për të përmbushur nevojat e veta, por Gazprom si një furnizues i madh i BE-së, është i gatshëm për të përmbushur kërkesat në rritje të Evropës.

Ai theksoi se nëse Evropa dëshiron që të mbulon rritjen e konsumit në të ardhmen, vendimet për investime në shkallë të gjerë duhet të bëhen sot.

Më herët gjatë janarit, Alexey Miller, kryetar i Gazprom-it tha se eksportet e gazit të Gazprom-it në Evropë dhe Turqi kanë arritur rekord historik prej 179.3 miliardë metra kub në vitin 2016.

Ai tha se eksportet në Evropë dhe Turqi në vitin 2016 janë rritur me 12.5 përqind në total prej 19.9 miliardë metra kub më shumë se në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button