Tenderët e ELEM-it me porosi të Gruevskit (VIDEO)

Prokuroria Speciale sot hapi rastin “Tarifa” n të cilin nën hetim janë shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alineja 5 e Kodit Penal, gjatë tenderimit për blerjen e softuerit për nevojat e Sh.A. ELEM-it, njofton Portalb.mk.

LEXO: Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Të dyshuarit, kanë mundësuar që kompania fituese të merr tenderin me vlerë prej 4.092.420 euro duke mos dorëzuar dokumentacionin e plotë.

“Ekziston dyshim i fuqishëm se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për licencim dhe mirëmbajtje të softuerit, në kundërshtim me kushtet e Marrëveshjes për tenderim publik. Në fakt, sistemi nuk është implementuar ndërsa personat në fjalë e kanë dëmtuar shtetin për 456.560 euro”, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Njëkohësisht, një nga personat e dyshuar ka qenë përgjegjës për sigurimin e “Modulit për menaxhment”, modul për te cilin nuk ka pasur nevojë të blihet, megjithatë e ka blerë nga një kompani tjetër. Më tej janë dhënë para për modulin që asnjëherë nuk e kanë vendosur në përdorim, me këtë e kanë dëmtuar shtetin me 16.800 euro, transmeton Portalb.

Sipas dëshmive të PSP-së, të dyshuarit kanë “siguruar” sistem i cili është dashtë të implementohet në deri më datë 11.02.2013 dhe nuk është implementuar  ndërsa deri më tani në përgjithësi janë paguar 3.700.000 euro.

Çfarë dëgjuam në bomba?

Në bombën e 31 të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, drejtori i atëhershëm i ELEM-it Vllatko Çingoskit, dhe sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski, dëgjohën duke rregulluar tenderë të ndryshme në ELEM-it  edhe atë me urdhër të drejtpërdrejt nga Nikolla Gruevski.

Merren vesh se cilat kompani të “Ibicës së trashë…” dhe sa pjesë të biznesit do të fitojnë. Sepse të përzgjedhurit për momentin nuk mund ta sigurojnë, do ju jepet mundësia të formojnë konsorcium, dhe ashtu më pas të veprojnë. Kanë të përbashkët atë se janë shumë afër qeverisë dhe duhet patjetër ti fitojnë…

Ashtu si e thekson Zaev në pres konferencë në të cilën i prezanton përgjimet, bëhet fjalë për tenderin nga viti 2011, për gërmimin e tokës dhe qymyrit nga gërmadhat e xeherores Suvodoll – REK Manastir, për të furnizuar TE BITOLA. Biznesi kap vlerën prej 1.2 miliard denarëve, gjegjësisht 19.5 milion eurove.

Më pas në bisedën mes atyre të dyve, dëgjojmë se si mblidhen para nga kompanitë  me dallavere dhe zhvatje të këtyre kompanive që fitojnë punë nga tenderët e rregulluara më herët. Gjatë asaj i dëgjojmë edhe emrat e kompanive “me fat”. Bisedohet me shifra për “dokumente” dhe “materiale” në vend të parave, ndërsa në një prej  bisedave kuptojmë se ato “materiale” përfundojnë në VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit. Lartësia e “dokumenteve” varet prej përfitimit, gjegjësisht punën të cilën e kanë fituar këto kompani nga kompanitë shtetërore. “Mos u lodh me shifra të vogla, 100-150 minimum”, thotë Çingoski në njërën prej bisedave.

LEXO: “Tank” prej PSP-së për Mercedesin 600 mijë eurosh të Gruevskit (VIDEO)

Më poshtë mund t’i dëgjoni përgjimet:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button