Debat serioz në Komitetin e Parlamentit Evropian: Brukseli nuk mund vetëm të sheh si po rriten tensionet mes vendeve të Ballkanit

Komiteti për punë të jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, sot organizoi debat të titulluar “Këmbimi i mendimeve për gjendjet aktuale dhe tensionet në rritje në vendet e Ballkanit perëndimor”, ku edhe gjendjet në periudhën paszgjedhore në Republikën e Maqedonisë ishin temë serioze e diskutimit.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pritjet nga PE-ja janë se tensionet do të qetësohen në Maqedoni, por edhe në vendet e tjera të rajonit, por se Bashkimi Evropian duhet të marrë pjesë më aktive në qetësimin e Ballkanit Perëndimor, mestjerash edhe me intervenim më të shpejtë në të gjitha vendet e rajonit në Union.

Sipas kryetarit të ri të grupit AFET, Dejvid Mekalister, pas nismës së raportuesit për Maqedoninë në Europarlament, Ivo Vajgëll, kjo çështje është nisur për debat për shkaqe që “Brukseli nuk mundet vetëm të shikojë se si po rriten tensionet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në disa javët e fundit”.

“Rajoni qëndron në zemër të Evropës, i rrethuar nga vende-anëtare të BE-së dhe zhvillimi i ngjarjeve në rajon ka ndikim edhe ndaj vetë Unionit. Në të gjitha vendet e rajonit ka tensione të shtuara, qetësimi është i pakompletuar, kemi bashkëekzistim ndëretnik fragjil, radikalizim, ndikim rus, liri të dobëta mediale dhe probleme të shtuara socio-ekonomike. Konflikti i Serbisë në Kosovë për trenin drejt Mitrovicës, tensionet paszgjedhore në IRJ të Maqedonisë, polarizimi etnik në BeH, tentimi për puç në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve dhe manipulimi rus. E tërë kjo është shkak për shqetësim serioz në BE”, potencoi njeriu i parë i grupit AFET, Dejvid Mekalister.

Në debatin e sotëm të grupit AFET, në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, ishin edhe koordinuesi i grupit më të madh parlamentar në PE, Partisë popullore evropiane (EPP), Kristian Dan Preda, ish-ministri kroat i Punëve të jashtme dhe eurodeputet nga radhët e sociaë-demokratëve evropianë, Tonino Picula, eurodeputeti slloven, Ivo Vajgëll, eurodeputetja Ulrike Lunaçek..

Në fund të debatit në Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit evropian, kryetari i AFET, Dejvid Mekalister paralajmëroi takim të ardhshëm për gjendjet në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku i ftoi edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe sigur, Federika Mogerini dhe eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button