Kryeministrja britanike Theresa May vizitorja e parë e Trumpit

Presidenti i SHBA Trump do të mirëpresë kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May të premten (27.01) në takimin e tij të parë me një lider të huaj. Ai gjithashtu do të takohet me Presidentin Meksikan Pena Nieto, pas ngulmimeve të tij të shumta për ndërtimin dhe financimin e një muri kufindarës nga Meksika, shkruan Dojçe Vele.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i sapoinaguruar i SHBA-së Donald Trump do të takohet me kryeministren britanike Theresa May këtë javë.

Ky takim me Theresa May-in do të jetë dhe takimi i parë i Trumpit me një lider të huaj, në një kohë që Britania e Madhe, aleate e vjetër e SHBA-së po përgatitet për të filluar bisedimet për daljen nga Bashkimi Evropian.

Belgien | EU-Gipfel | Theresa May (REUTERS/E. Vidal)

May nuk do të ketë frikë t’i flasë qartë Trumpit

Në një intervistë me BBC-në May tha se do ta përdorë këtë mundësi për të diskutuar mbi të ardhmen e marrëdhënieve tregtare mes Britanisë së Madhe me Shtetet e Bashkuara, si dhe gjithashtu edhe për NATO-n dhe sfidat e luftës mbi terrorizmin.

Por kryeministrja britanike theksoi se megjithëse gëzohet për zgjerimin e “marrdhënieve të posaçme” mes Londrës dhe Uashingtonit ajo nuk do të ngrurrojë që t’i tërheqë vëmëndjen Trumpit, nëqoftëse ai do të thotë ndonjë gjë të papranueshme.

Në çdo kohë nëse do të ketë ndonjë gjë që të më duket e papranueshme, unë nuk do të kem frikë t’ja them këtë Donald Trumpit, tha May për BBC-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button