A e dini se cilët janë materialet më të kushtueshme në botë? Vetëm njëri kushton 27 milionë dollar për gram

  1. Californium 252: 27 milionë dollarë/gram. Izotopi ka përdorim industrial duke përfshirë matjen e lagështisë gjatë shpimeve për naftë brut.
  2. Painiti: 300 000 dollarë për gram. Ky mineral tejet i rrallë përpunohet kryesisht për gurë të cmuar për bizhuteri.
  3. Diamanti: 67 000 dollarë për gram. Materiali natyror më i fortë në botë është sidomos i vlerësuar në industrinë e bizhuterive.
  4. Triutiumi: 30 000 për gram. Një variant më pak i kushtueshëm i gaztë i ndricuesit radioaktiv përdoret për të prodhuar shenjat e daljeve të emergjencës.
  5. Tafeiti: 20 000 dollarë për gram. Ky gur i rrallë i cmuar u zbulua rastësisht në vitin 1945, si një gur i pastruar në një bizhuteri.
  6. Plutoni: 4100 dollarë për gram. Materiali prodhohet nga elementët e uranit në impiantet bërthamore.
  7. LSD: 3000 dollarë për gram. Kur shitet në formën e kristaltë, halucinogjeni i sintetizuar shitet afro 3000 dollarë për gram.
  8. Kokaina: 200 dollarë për gram. Cmimet variojnë, por blerësit janë gati të paguajnë deri 200 dollarë për gram për këtë drogë, e cila rrallëherë është më pak se 25% e pastër.
  9. Metamfetamina: 120 dollarë për gram. Metamfetamina e pastër e kristaltë konsiderohet të jetë droga që shkatërron më shpejt njerëzit.
  10. Heroina: 110 dollarë për gram. Për heroinën në formën e vet më të pastër, blerësit paguajnë deri 110 dollarë për këtë drogë që krijon varësi të lartë. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button