Shpat Deda publikon këngën dedikuar gjyshes (VIDEO)

Muzika për të nuk është vetëm këngë por shumë më shumë se kaq. E ndjen secilën notë e ritëm dhe kjo është arsyeja e asaj që çdo projekt që kantautori Shpat Deda e sjell është i veçantë.

Brenda ka një histori, një ngjarje dhe një kuptim, shkruan emisioni Express në KTV. E i tillë është edhe projekti më i ri që ai ka realizuar. Është një dedikim për një prej personave më të rëndësishëm që këngëtari ka pasur në jetën e tij.

Rreth realizimit të këtij projekti, Shpati ka bashkëpunuar me një ekip të përzgjedhur me shumë kujdes, me disa prej të cilëve bashkëpunon prej kohës. Rëndësi e veçantë edhe këtë herë i është kushtuar vizuelizimit të këngës, pjesë e së cilit janë aktorë të njohur nga Kosova.

“Ninullë” është singli më i ri i Shpatit i cili paralajmëron fillimin e publikimit të projekteve të reja të tij gjatë këtij viti dhe jo vetëm.

Përveç muzikës, Shpat Deda ka qenë shumë i angazhuar edhe në filmin “Home” me regji të Daniel Mulloy, në rolin e producentit. Filmi së fundmi është nominuar në ceremoninë prestigjioze të filmit në “BAFTA”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button