Skleroza Multiple, cilat janë shkaqet, si jetohet me të, si shërohet

Skleroza multiple, ose e njohur ndryshe si skleroza e shpërndarë, ose skleroza me pllaka është një sëmundje invalidizuese, në të cilën dëmtohet shtresa mbështjellëse e nervave, mielina.

Dëmtimi i mielinës ndërhyn në komunikimin nervor. Dhe kjo më vonë çon në dëmtim të vetë nervave, proces i cili nuk është më i rikthyeshëm. Kjo sëmundje është komplekse dhe vjen nga një bashkëveprim i faktorëve ambientalë ende të pazbuluar plotësisht dhe predispozimit gjenetik. Bashkë këta faktorë nxisin një kaskadë ngjarjesh duke përfshirë sistemin imun, dëmtimin inflamator të aksoneve dhe glias, riparimin e strukturave. Përfshirja sekuenciale e këtyre proceseve jep klinikën e karakterizuar nga episode relapsesh (simptomatike) dhe remisionesh (rikuperimi), ose episode që lenë pas shenja neurologjike të qëndrueshme, ose dhe me progresion sekondar. Mosha më e prekur e sëmundjes është mes 20 dhe 40 vjeç dhe gratë janë më të prekura nga sëmundja sesa burrat.

Kjo sëmundje është komplekse dhe vjen nga një bashkëveprim i faktorëve ambientalë ende të pazbuluar plotësisht dhe predispozimit gjenetik. Bashkë këta faktorë nxisin një kaskadë ngjarjesh duke përfshirë sistemin imun, dëmtimin inflamator të aksoneve dhe glias, riparimin e strukturave. Përfshirja sekuenciale e këtyre proceseve jep klinikën e karakterizuar nga episode relapsesh (simptomatike) dhe remisionesh (rikuperimi), ose episode që lenë pas shenja neurologjike të qëndrueshme, ose dhe me progresion sekondar. Mosha më e prekur e sëmundjes është mes 20 dhe 40 vjeç dhe gratë janë më të prekura nga sëmundja sesa burrat.

Të jetosh me Sklerozën Multiple!

Si në sëmundjet e tjera kronike, jetesa me Sklerozën Multiple mund të ndikojë në emocionet dhe gjendjen tuaj psikologjike. Megjithatë sëmundja nuk duhet të fitojë mbi dëshirën tuaj për të jetuar dhe për të shijuar çdo aspekt që dikur ka qenë i rëndësishëm për ju.

• Është e rëndësishme që të mbani aktivitetet tuaja ditore sa më mirë të jetë e mundur.

• Duhet të qëndroni të lidhur me miqtë dhe familjen tuaj.

• Vazhdoni të ndiqni hobitë dhe t’i shijoni nëse gjendja fizike ua lejon.

Ndonjëherë është e rëndësishme të kontaktoni me psikoterapeutë që do ju ndihmojnë të shijoni jetën tuaj në një prespektive të re. Dikush që ju besoni dhe doni mund t’ju ndihmojë që të mësoni të jetoni bashkë me sëmundjen.

Shkaqet

Mjekësia nuk ka arritur të shpjegojë plotësisht se pse skleroza multiple ndodh në disa njerëz, ndërsa në disa të tjerë jo. Një kombinim faktorësh që nga gjenetika deri në infeksionet e fëmijërisë mund të luajnë rol në gjenezën e sëmundjes.

Faktorët që supozohet se rrisin riskun për sklerozën multiple

Mosha. Megjithëse skleroza multiple mund të ndodhë në çdo moshë, më e shpeshtë është mes moshave 20 dhe 40 vjeç.

Gjinia. Femrat janë dy herë më të prekura se meshkujt për të zhvilluar sklerozën multiple.

Trashëgimia. Risku për të zhvilluar sklerozën multiple është më i lartë në pacientët që kanë histori familjare. Për shembull, nëse njëri nga prindërit, ose vëllezërit dhe motrat ka sklerozë multiple, risku është 1-3 % për të zhvilluar sëmundjen, duke e krahasuar me riskun e përgjithshëm të popullsisë.

Infeksionet. Me sklerozën multiple është lidhur një varietet virusesh. Interesi më i madh është fokusuar tek virusi i Epstein- Barr, virus i cili shkakton infeksionin e mononukleozës.

Raca. Kaukazianët, veçanërisht ata që origjinojnë nga Europa e Veriut janë në risk më të madh për të zhvilluar sklerozën multiple. Njerëzit nga Azia, Afrika kanë risk më të ulur.

Faktorët gjeografike. Skleroza multiple është shumë më e shpeshtë në vendet si Europa, Kanadaja e Jugut, Amerika e Veriut, Zelanda e Re dhe Australia Juglindore. Risku duket sikur rritet me rritjen e lartësisë.

Sëmundje të tjera. Njerëzit janë më të prirur për të zhvilluar sklerozë multiple kur kanë një ose disa nga sëmundjet autoimmune; sëmundje të tiroides, diabeti Mellitus, Lupusi eritematoz, anemia pernicioze, mistenia gravis etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button