Tramp nënshkroi dekret kundër ligjit për sigurim shëndetësor “Obamaker”
Presidenti amerikan Donald Tramp menjëherë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi dekret kundër ligjit për reformë shëndetësore “Obamaker”, për të cilin në fushatën e tij premtoi se do të shfuqizohet.
“Dekreti ka për qëllim që ta vendosë në minimum ndikimin financiar të këtij ligji para nënshkrimit të ti”j, shkroi në Tuiter, sekretari i përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, Rajan Pribas.
Ligji u jep mundësi të gjithë amerikanëve që të kenë sigurim shëndetësor.