Daciq Maqedonisë: Nëse ju ofendon IRJM, pse qëndroni në KB, BE, OSBE dhe Këshillin e Evropës?
Për Serbinë është ofenduese përdorimi i referencës “Republika e Kosovës”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, lidhur me kërkesën e MPJ-së së Maqedonisë që mos të përdoret referenca IRJM, pasi është ofenduese.
“Ne kërkojmë raport korrekt dypalësh. Nëse tashmë protestojnë për shkak të llogarisë në pikën doganore, çfarë duhet të bëjmë ne për pranimin e tyre të Kosovës dhe votimin në UNESKO”, deklaroi Daciq për “Vecernje Novosti”.
Daciq gjithashtu pyeti pse Maqedonia nuk del nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe takimet me BE-në, ku figuron me referencën IRJM.
“Pse qëndrojnë me këtë emër ndërsa tani kanë problem me llogarinë ku shkruan e njëjta fjalë? Serbia nuk ka ndryshuar qëndrimin për pranimin e Maqedonisë, por edhe Serbia është e ofenduar dhe është e turpshme kur ata thonë “Republika e Kosovës”, tha Daciq.