Ja lista e ekipit të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është e gatshme për ndeshjen e parë miqësore që do të zhvilloj me 5 mars në Mitrovicë, kundër Haitit.

Selektori i Përfaqësueses, Albert Bunjaku ka publikuar të dielën listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje.

Ashtu siç edhe është pritur, në këtë përfaqësuese nuk përfshihen disa nga emrat e shumë përfolur të futbollit evropian nga Kosova. Megjithatë, edhe lista e prezantuar nga Bunjaku u cilësua si solide dhe shumë e mirë.

Në këtë listë është përfshirë vetëm një lojtar nga Supeliga e Kosovës në Futboll dhe ai është portieri i Prishtinës, Kushtrim Mushica.

Më poshtë, publikojmë emrat e të gjithë 22 futbollistëve të ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës dhe ekipet prej nga vijnë ata.

Samir Ujkani (Palermo)

 Kushtrim Mushica (Prishtina)

Julian Biberaj (Eintracht Frankfurt)

Avni Pepa (Sandnes)

Loret Sadiku (Helsingborg)

Lum Rexhepi (Honka)

Shkodran Metaj (Emmen)

Shpëtim Hasani (Orebro)

Ardian Gashi (Helsingborg)

Anel Rashkaj (Sandnes)

Fanol Perdedaj (Energie Cottbus

Enis Alushi (Kaiserslautern)

Liridon Krasniqi (Fethiyespor)

Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt)

Faton Toski (Frankfurt)

Flamur Kastrati (Stromsgodset)

Albert Bunjaku (Kaiserslautern)

Iliz Azemi Greuther Furth

Alban Bunjaku (Sevilla)

Bersant Celina (Manchester City)

Nga të gjithë 22 lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, mediat dhe njohësit e futbollit kanë veçuar sidomos emrat si: Samir Ujkani, Albert Bunjaku e Loret Sadiku.

Lajme të ngjashme

Back to top button