Drejtorët e kompanive të huaja do ta përhapin zërin për mundësitë investive në Maqedoni

Maqedonia ofron kushte të shkëlqyera për investime në sektore  nga më të ndryshmet. Do t’i shfrytëzojmë lidhjet tona zyrtare dhe rrjetet ta transmetojmë zërin për Maqedoninë dhe të mundësojmë investime direkte sa më të sukseshme këtu, porositën menaxherët e kompanive të huaja të njohura pas takimit të sotëm me ekipin qeveritar.

Menaxherët nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë anëtarë të Këshillit internacional të sapoformuar të drejtorëve me renome qëllimi i të cilëve është mundësimi i kontakteve direkte me përgjegjësit në kompanitë e mëdha në mbarë botën, të rëndësishëm gjatë marrjes së vendimeve për investimet e ardhshme.

Këshillin e organizon Kabinetin e ministrit për Investime të Huaja, Bill Pavleski.

-Ideja është që çdoherë e m shumë kompani të hyjnë në vend, të përfshihen veçanërisht në projektet  e investimeve të kapitalit me vlerë më të madhe të shtuar dhe të cilët do të punësonin më shumë njerëz me të ardhura më të mëdha.  Veçanërisht të vlefshme, përveç industrisë automobilistike dhe prodhimin e pjesëve elektronike, janë edhe IT sektori, turizmi, veprimtaritë shërbyese, ndërtimtaria,…, deklaroi Pavleski pas mbajtjes të Këshillit në Qeveri.

Në bisedat me delegacionin e huaj të biznesit janë hapur më shumë çështje, si të përmirësohet gjendja ekonomike në Maqedoni dhe të tërhiqen më shumë investitorë, si kompani të huaja dhe të lidhen me funrizuesit vendor, si të përforcohet ekonomia,… Drejtorët e kompanive të renomuara kanë potencuar se Maqedonia mund të jetë lokacion ideal për kompanitë të cilat e përhapin prodhimtarinë, ndërsa planifikojnë ta braktisin Azinë Juglindore.

Këshilli është përqëndruar edhe në firmat të cilat dëshirojnë të hyjnë në tregun evropian.

Ashtu siç deklaroi Sali Pejnter, drejtori në “Blustar strategjik” nga SHBA-ja dhe anëtar i këshillit internacional të sapoformuar, ekipi i menaxherëve me siguri do të kthehet sërish  në Maqedoni veçanërisht pas përshtypjeve për punën nga ana e Qeverisë që ka mundësi ta shohin në dy ditët e ardhshme.

Menaxherët e firmave të huaja të cilët e vizituan Maqedoninë deri tani aspak nuk kanë qenë këtu, as nuk i kanë njohur kushtet për udhëheqje të biznesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button