Gratë afariste të Gostivarit priten Gratë Afariste dhe Zejtare të Shqipërisë

Shoqata e grave profesioniste afariste dhe zejtare e Shqipërisë, qëndruan për vizitë në komunën e Gostivarit. Mysafiret fillimisht i priti kryetari i komunës Nevzat Bejta, për të vazhduar më pas një takim tjetër punë me gratë afariste nga Gostivarit me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave me gratë afariste nga Gostivari dhe Maqedonia. 

Gzime Fejzi pronare dhe menaxhere e qumështores “Fejzi “ tha se esenca jonë është që të marrim një model nga afaristet e Shqipërisë të cilat për më shumë se 20 vite janë të tubuara në kuadër të një shoqate që më në fund edhe gratë nga Maqedonia të institucionalizojnë veprimtaritë e tyre në kuadër të një shoqate e cila është më se e nevojshme në vendin tonë.

“Do të formojmë shoqatën e Gruas afariste e cila do të institucionalizojë veprimtaritë e grave afariste. Sot këtu e kemi edhe modelin nga ku mund të mësojmë me qëllim që nga përvoja e tyre të marrim më të mirën dhe të jemi po aq të suksesshme edhe ne këtu”, deklaroi Fejzi 

Flutra Xhabija në cilësi të kryetares së Shoqatës së grave afariste dhe zejtare të Shqipërisë shfaqi bindjen se edhe në Gostivar ka shumë gra që punojnë dhe veprojnë, por se veprimtaritë e të njëjtave  mbeten të padukshme. Për këtë arsye, themelimi i një shoqate në Maqedoni që si model do ta kishte atë të Shqipërisë, mbetet nevojë që kërkon angazhim të menjëhershëm për të bërë edhe hapa konkret në këtë drejtim.

“Unë e quaj një ngjarje të rëndësishme sot edhe për ne por edhe për Gostivarin ku më në fund, çështjet e barazisë gjinore konkretizohen dhe bëhen edhe për publikun shumë më të njohura, sepse ka shumë gra të cilat punojnë por janë të padukshme. Çështja e grave sidomos në vendin tuaj është ende mjaft problematike. Ato ende nuk e kanë kushtet themelore për të pasur të drejta . Dejure është e lira gurja, por defakto ka shumë barriera të cilat nuk mund ti kapërcejë nëse edhe vetë gratë nuk punojnë që të jenë më të lira dhe më të bashkuara sepse vetëm në grup atom und ti zgjidhin problemet e tyre”, deklaroi Xhabija 

Këtë iniciativë e përshëndeti edhe Saranda Imeri e cila tha se sapo të merren hapa konkret drejt kësaj nisme, mbështetja institucionale nga ana e komunës nuk do të mungojë.

“Është një iniciativë të cilën e përshëndes shumë edhe pse konsideroj se është pak e vonuar nga ana e jonë. Unë do të flas në rolin e këshilltares, pra ne si komunë jemi të hapur për bashkëpunim dhe prej nesh, kjo iniciativë do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, tha mes tjerash Imeri. Organizator i këtij takimi ishte Fatos Mustafa, përgjegjës i Zyrës Ndërkombëtare “Invest Macedonia” për Tiranë dhe Prishtinë. 

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është gjetja e formave të bashkëpunimit, realizimi i projekteve konkrete mes grave sipërmarrëse të dy rajoneve. Takimi do të finalizohet me nismën e krijimit të shoqatës së grave afariste dhe zejtare të Gostivarit. Ky është vetëm hapi i parë i kësaj nisme të parë në llojin e saj e cila vjen në kuadër të ditës së gruas, 8 Marsit. Ky organizim shihet si mundësi për të nxitur pjesëmarrjen e gruas në biznes, vendimmarrje, politikbërje, etj. Qyteti i Gostivarit njihet për traditat e tij të hershme në zejtari.

Lajme të ngjashme

Back to top button