PDSH: Është i kotë bojkoti i BDI-së, kemi mbledhur nënshkrimet

Nga orët e mëngjesit deri në ora 17:00 kandidati i vetëm shqiptarë për president, Iljaz Halimi ka arritur të grumbullojë mbi 10 mijë nënshkrime, të nevojshme për të deponuar kandidaturën në KSHZ.

Nga Partia Demokratike Shqiptare njoftuan se gjatë gjithë ditës së sotme interesimi i qytetarëve ka qenë i madh për të mbështetur kandidatin e vetëm shqiptarë për president. “Partia Demokratike Shqiptare sot me 1 Mars (E Shtune 2014) filloi tubimin e nënshkrimeve për kandidatin e vetëm shqiptar prof. Iljaz Halimi, për këto zgjedhje presidenciale.

Brenda ditës së sotme deri në ora 17:00, kandidati i PDSH-së prof. Iljaz Halimi si kandidat i vetëm shqiptar, arriti ti tubojë dhe tejkalojë numrin e nënshkrimeve të parapara me ligj”, thuhet në njoftimin e llëshuar nga zyra për informim e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button