Rihanna e tepron, tregon më tepër se ç’duhet

Gjatë aktivitetit të modës “Balmain fashion show” në Paris, këngëtarja me ngjyrë Rihanna e ka tepruar vërtetë me veshjen e saj.    

Bukuroshja 26 vjeçare e veshur me një fustan të zi lëkurë dhe me një bluzë rrjetë të së njëjtës ngjyrë, nuk kishte veshur asgjë poshtë, duke nxjerrë hapur gjinjtë e saj.

Ndërsa argëtohej gjatë kësaj feste ajo nuk dukej aspak në siklet, ndonëse aparatet fotografik u drejtuan drejt saj për të fiksuar Rihannën gjysmë të zhveshur. Por e kënaqur me pamjen e saj pavarësisht dozës pikante të veshjes, Riri nuk ngurroi të postojë fotografi në Instagram.

Me një tualet të theksuar dhe me flokët e drejta Rihanna dukej në formë tejet të mirë, pa e vrarë mendjen për asnjë paragjykim.

Lajme të ngjashme

Back to top button